Përkundrazi, Gabriel dhe Hueyda e duan Shqipërinë dhe do të rikthehen!
Kohët e fundit largimi nga Shqipëria i disa artistëve të njohur ka tërhequr vëmendjen e publikut. Një nga tenorët më me emër të Shqipërisë, Agim Hushi, i ka dhënë lamtumirën përfundimtare vendit tonë për të jetuar në Australi. Tenori i mirënjohur me origjinë nga Kavaja ka lëshuar një mesazh shumë të fortë në rrjete sociale pas largimit, duke akuzuar rëndë drejtuesit e Shqipërisë që, sipas tij, janë zbardhur nga kokaina. Deklarata e tij u shoqërua me shumë kundërshtime. Megjithatë ka dhe nga ata personazhe që largohen nga atdheu i tyre me ndjenjën e mallit, dhe që pavarësisht gjithçkaje krenohen me origjinën e tyre. Një prej tyre është dhe balerina e njohur shqiptare Hueyda El Said e cila prej vitesh jeton në Luksemburg me djalin dhe bashkëshortin e saj. Në një postim në rrjete sociale ajo shkruan: “Ne po kthehemi në shtëpi, ose më saktë në një nga strehat tona, se si Gabrieli dhe unë shtëpi konsiderojmë vetëm shtëpinë e None Hajries dhe teze Vjollcës. Ne të dy ndryshe nga disa individë që janë larguar nga Shqipëria nuk ndihemi krenar që po kthehemi tek streha në Francë e me pas në Luksemburg, përkundrazi, nëse do të degjonim zemrën tonë do të ktheheshim muajin e ardhshëm.
Sot po kthehemi në Francë, aty ku mua m’u dha mundësia të realizoja shumë endrra, si femër, si artiste si dhe aty pashë për herë të parë fytyrën e bukur të tim biri. Ardhja e Gabrielit në jetën time përkon dhe me një moment tjetër shumë të bukur që lidhet me Shqipërinë, një moment i cili me ka emocionuar shumë dhe e kujtoj me kënaqesi ende. Kisha vetëm pak orë që isha bërë nënë, por tek ndiqja nga televizori i dhomës së spitalit manifestimin e “11 Janarit” në homazh të karikaturistëve të vrarë të “Charlie Hebdo-së” disa ditë më parë, pash të marshonin për krah miliona njerzve, personaliteteve ta njohura botërore dhe Edi Ramën me disa klerika shqiptara të feve të ndryshme. Kryeministri ynë kishte vendosur në xhepin e sipërm të xhaketës tre lapsa me ngjyrë blu, të bardhë e të kuqe (ngjyra që ka flamuri Francez). Mbaj mend qe të kem thirrur infermieret e spitalit të cilat kujtuan se kisha dhimbje apo që Gabrieli ishte zgjuar, por unë i kisha thirrur vetem pëer t’u mburrur e për t’i treguar harmoninë fetare që kemi ne në Shqipëri. Sigurisht shpesh nevrikosem me Shqipërinë tonë, se jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që ka plot gjëra që nuk shkojnë siç duhet tek ne, madje dhe e kam shprehur mërzine time për këtë, por ama njëkohësisht ka plot gjëra që më bëjnë të mburrem. Kam plot miq tëe cilët mund t’i cilësoj si heronj pasi punojnë me dinjitet dhe ndërtojne çdo ditë me djersë të ardhmen e tyre në Shqiperi. Kështu që kur degjoj shqiptarët – visitor të hedhin vrerë apo t’i fusin të gjithë në nje thes, trishtohem dhe dua t’i them :
Nuk është një pasaporte jo shqiptare që të bën ty më të mirë se atdhetarët e tu, ata që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri. Duke fyer vendin tend dhe ata që jetojnë ti fyen veten në rradhë të parë. Mos harro se një pemë pa rrenjë është jetëshkurtër.” Kështu Hueyda ka një përgjigje për të gjithë ata që largohen nga Shqipëria me mllef. Vendi ynë ka shumë gjëra për të cilat mund ta kritikosh por edhe shumë për të cilat ta duash.