Manastirliu: Të rinjtë duhet të imunizohen për të ndjekur procesin arsimor në auditore
Rreth 66% e arsimtarëve dhe stafeve pedagogjike janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anti-covid deri më tani. Nga Fakulteti Ekonomik në Tiranë Ministrja, Ogerta Manastirliu u ka bërë sërish thirrje studentëve të vaksinohen.
“Kemi deri më sot më shumë se 66% të pedagogëve, mësuesve dhe edukatorëve të vaksinuar me dy doza. Pra jemi në një përqindje relativisht të mirë të mbulesës vaksinale për kategorinë e arsimtarëve. Por fokusi është që të rrisim mbulesën vaksinale sepse vaksinat shpëtojnë jetën. Duhet që brenda datës 11 Tetor kur është dhe fillimi i vitit akademik të kemi një përqindje të lartë të studentëve të cilët vaksinohen dhe që praktikisht do të jenë në auditorë për të filluar mësimin”, është shprehur Manastirliu.
Pas marrjes së dozës studentët u kanë bërë thirrje bashkëmoshatarëve të vaksinohen në prag të vitit akademik që nis më 11 Tetor
Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore, vaksinimi po vijon prej disa ditësh në çdo universitet të vendit, ndaj dhe kryeminisrtri Rama u ka bërë thirrje të rinjve të vaksinohen si kusht për t’u futur në auditorë.