Covid-19 nuk po kursen as moshat e vogla, mjekja pediatre: Kemi patur rritje të rasteve, aktualisht janë 360 fëmijë që…
Mjekja pediatre Xheroxhina Kuli gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve bëri me dije se në rradhët e të infektuarëve nga Covid-19 ka dhe fëmijë.
Kuli shtoi se gjatë javëve të fundit kemi patur një rritje të shtimit të rasteve së fëmijëve të infektu, por fatmirësisht kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore duke mos patur komplikacione.
Më tej ajo shtoi se që prej fillimit të pandemisë dhe deri më tani 360 fëmijë kanë patur nevojë për hospitalizim.
“Është pasqyruar rritja e rastgeve pozitive. Kemi një rritje të shtrimit me fëmijë në forma të mesme dhe të moderuara, por fatmirësisht situata klinike është në kontroll. Fëmijet ranimohen brenda disa ditëve . Aktualisht 360 fëmijë të hospitalizuar nga fillimi i pandemisë të cilët kanë rezultuar me komplikacione të ndryshme por që janë shëruar. Nuk kemi asnjë rast me komplikacione të rëndësishme post-Covid”, tha ajo.