10 të vdekur dhe kaq raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 5150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 826 qytetarë, në këto bashki: 280 raste në Tiranë, 73 në Fier, 51 në Lushnje, 35 në Durrës, 34 në Shkodër, 33 në Vlorë, 31 në Krujë, 30 në Elbasan, 29 në Sarandë, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 21 në Dimal, 14 në Kurbin, 12 në Kamëz, nga 9 raste në Kuçovë, Berat, nga 8 raste në Librazhd, Gjirokastër, Mallakastër, Kavajë, 7 në Kukës, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, 5 në Dibër, nga 4 raste në Gramsh, Poliçan, Mat, Vorë, Pukë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Këlcyrë, Tepelenë, Cerrik, nga 2 raste në Peqin, Kolonjë, Delvinë, Mirditë, Tropojë, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Konispol, Libohovë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, Belsh.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 63-81 vjeç, 2 qytetare nga Durrësi të moshave 30-66 vjeçe, 2 qytetare nga Elbasani të moshave 63-70 vjeç, 1 qytetar 58 vjeç nga Fier, 1 qytetare 83 vjeçe nga Lushnja.

Janë 12,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 916 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 151,914 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
Translate »
154 Views