Piloti shqiptar rrëfen nisjen e karrierës në moshën 16 vjeçare, tregon momentin kur humbi drejtimin
Alban Biçaku, piloti shqiptar i Arabisë Saudite, i ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ në RTV Ora ka rrëfyer se karrierën e tij e ka nisur që në moshën 16 vjeçare.
Ai është shprehur se momenti më i vështirë që i ka ndodhur gjatë fluturimit ka qenë në fillimet e karrierës së tij, ku për shkak të motit të keq ka humbur drejtimin.
Biçaku shprehet se fluturimi më i gjatë ka qenë 6 orë, ndërsa shton se i bën me qejf fluturimet drejt Tiranës.
Alban Biçaku: Unë e kam filluar në 16 vjeç. Mora licencën. Babai i ka pasur tmerr fluturimet. Fluturimi më me emocion është kur fluturon vetë, pa instruktor. Kisha të gjitha emocionet menjëherë. Një herë kur erdha në aeroport dhe u ula, më thotë instruktori që të bëjë edhe njëherë rrethin. Ishte mot i keq dhe unë humba drejtimin. Nuk dija ku isha. Unë tani bëj 4 fluturime në ditë. Një orë para kontrollojmë avionin që çdo gjë të jetë në rregull. Pastaj bëjmë udhëtimin. Fluturimi më i gjatë ka qenë 6 orë. Fluturimet që bëjë më më shume qejf është kur vij në Tiranë.