Babai në burg, nëna rrëfen vuajtjet me djalin e saj: Do heq pjesë të trupit tim për të rritur djalin
Këtë të shtunë në “Më thuaj një dëshirë” në Top Channel, mes shumë historish të bukura argëtuese por edhe prekëse, ka qenë edhe ajo e Xhuniorobertit të vogël I cili dëshironte të lumturonte nënën e tij.
Babai i Xhuniorobertit ndodhet në burg dhe ai nuk e ka takuar asnjëherë jashtë tij, në anën tjetër 7 vjeçari jeton me nënën në një dyqan në kushte shumë të vështira ekonomike dhe të tejmbushur me borxhe. Ama ai ka një kërkesë: nuk do të shikoj mamin e tij me sytë me lot.
Nisur nga kjo “Më thuaj një dëshirë” në moderimin e Fjoralba Ponarit kanë rezervuar një sërë surprizash për të lumturuar vogëlushin nga Fushë Kruja.
Për më tepër ndiqni episodin e plotë: