Vrau ish-bashkëshorten 23-vjeçare, Elton Metaj: Nuk doja, shkova për vjehrrin

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish-bashkëshorti Elton Metaj në qytetin e Fierit.

Metaj në një lidhje për emisioni “Shqipëria Live” është shprehur se nuk donte të vriste Sabrinën por kishte shkuar atje për vjehrrin i cili e kishte kërcënuar dhe Sabrina kishte dalë para armës.

Ai shtoi se mendonte se Sabrina ishte plagosur dhe jo që kishte vdekur prandaj ishte larguar nga vendngjarja.

“Vjehrri më ka ndjekur me armë. Ajo mu hodh sipër. Nuk doja ta vrisja, shkova për vjehrrin. Doja të merrja vajzën.Pas kësaj që ndodhi nuk e di.

Dhimbjen po e ndjej unë, sa duan ata të japin, e qëlloi vjehrri, dëshira e tij ishte, jeni të vdekur të dy më tha. Ku e do vija unë çfarë po bëja. Ika u largova, për veten time i mbaroj hallet. Nuk e di pse u largova, nuk e dija se çfarë ndodhi, e dija të plagosur, nuk e dija të vdekur”, tha Metaj.

Kujtojmë se Sabrina Bengaj u vra në Zhupan të Fierit në 10 shtator në shtëpinë e pindërve të saj gjatë kohës që ajo po konsumonte darkën nga ish-bashkëshorti pasi nuk arrinte të pranonte që ishin ndarë. Sabrina la pas një vajzë të mitur për të cilën po kujdesen prindërit e saj.

Share With:
Translate »
235 Views