Shfrytëzoi të miturën për prostitucion. Arrestohet 33-vjeçarja nga Tirana
Një 33-vjeçare e identifikuar si Salie Kovaçi, është arrestuar nga policia pas akuzave se ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur.
Historia daton që në 2013 raportojnë mediat, ku e mitura 15-vjeçare M. Lekica gjatë njohjes me Enea Sinanin i ka kërkuar ndihmë strehimi pasi nuk kishte me kë të jetonte. Gjatë kësaj peridhë e mitura është shfrytëzuar për prostitucion nga tre persona, Elton Drapi, Enea Sinani dhe Salie Kovaçi e cila siguronte klientët.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm u bë kapja dhe ndalimi i shtetases S. K, 33 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i të miturve””, sipas policisë.