Sot është data më e veçantë! Pak histori për “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë” dhe temën e këtij viti

Kjo është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme për të gjithë ata që kanë vajza, mbesa, po qoftë edhe për edukatoret e mësuesit shkolla, shkurt një ditë që na prek të gjithëve.

Është Dita Ndërkombëtare e Fëmijës Vajzë, e cila festohet çdo vit më 11 tetor. 11 tetori është një datë e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të nxitur komunitetin global të inkurajojë barazinë gjinore.

Këtë vit, OKB i kërkon botës të kapërcejë ndarjen dixhitale gjinore që ekziston, një sfidë me të cilën shoqëria po përballet gjithnjë e më shumë edhe për shkak të pandemisë mbizotëruese të coronavirusit.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijës Vajzë lindi një ide e Konferencës Botërore për Gratë. Në viitn 1995, në konferencën në Pekin, u vendos që një ditë e tillë kushtuar rritjes së vajzave në të gjithë botën, ishte një domosdoshmëri. Si rezultat, vendet miratuan njëzëri Deklaratën e Pekinit dhe Platformën për Veprim. Kjo e bëri deklaratën të parën në llojin e vet.  Ajo e ndau fëmijën vajzë nga ombrella e grave dhe pranoi nevojat e tyre specifike. Më 11 tetor, dita fokusohet në të drejtat, sigurinë dhe edukimin e vajzave. Objektivi kryesor është që vajzat të bëhen pjesë aktive e përparimit të botës.

Këtë vit, tema që është vendosur për t’u trajtuar është “Brezi dixhital. Brezi ynë ”, duke pranuar rritjen e botës dixhitale dhe sesi një hendek dixhital mund të zgjerojë edhe më tej hendekun gjinor.

“Ndarja dixhitale gjinore në lidhjen, pajisjet dhe përdorimin, aftësitë dhe punët është e vërtetë. Është një hendek pabarazie dhe përjashtimi në të gjithë brezat që është sfida jonë për të trajtuar nëse revolucioni dixhital do të jetë për të gjithë, me të gjithë, nga të gjithë”, u shpreh OKB-ja në një deklaratë zyrtare ne këtë ditë.

Raporti i Kombeve të Bashkuara vë në dukje se vajzat kanë më shumë gjasa të pengohen ose të mos motivohen kur vjen puna tek teknologjia, duke treguar qartazi një ndarje gjinore. Gjithashtu vajzat kanë më pak të ngjarë se djemtë të “përdorin dhe të posedojnë pajisje”. Kjo, nga ana tjetër, ndikon në numrin e tyre në “aftësitë dhe punët e lidhura me teknologjinë”.

Share With:
Translate »
197 Views