Shtatzënë me fëmijën e 12-të, 36-vjeçarja “pa frena”: Dua të kem 17 fëmijë, më pas do tërhiqem
Veronica Merritt e njohur për 95 mijë ndjekësit e saj në aplikacionin Tik Tok, është shtatzënë për herë të 12-të.
36-vjeçarja e njoftoi lajmin nëpërmjet një video me ultratinguj në rrjete sociale Tik Tok dhe Instagram.
Merritt, e cila thotë se dëshiron të bëjë 17 fëmijë, zbuloi në një intervistë për The Sun se nuk po merr pil’ula kontra’ceptive, sepse është “e prirur për mpiksjen e gjakut”.
“TikToker-ja” e famshme ka 11 fëmijë, të moshës nga 21 vjeç deri në 12 muajsh. Ajo mbeti shtatzënë për herë të parë në 1999, kur ishte vetëm 14 vjeç.