Ish-banorja bukuroshe e ‘Big Brother Albania’ do të bëhet nënë për herë të dytë

Një nga vajzat më të bukura të “Big Brother”, do të bëhet nënë për herë të dytë. Bëhet fjalë për Ilda Gegën, ish-banoren e edicionit të parë të “Big Brother Albania”.

Lajmin e ka dhënë vetë Ilda me një postim në Instagram ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe zbulon se do të bëhet me vajzë.

“Kush e zotëron botën? Vajzat”, shkruan Ilda.

Ilda jeton në sHBA ku është martuar dhe është nënë e një djali.

Share With:
Translate »
196 Views