“Mami e babi mund të më nxjerrin jashtë”, Fifi flet për raportin me Granitin: Nuk do bëj…

Mbrëmjen e djeshme, Fifi dhe Graniti pranuan se ndihen shumë mirë me njëri-tjetrin dhe se ndoshta po lind diçka mes tyre.

Ndërkohë, ditën e sotme Fifi ka diskutuar me Palomën dhe Ilirin në lidhje me raportin mes tyre. Ajo ka folur për mënyrën se si mund ta shohin anëtarët e familjes së saj afrimitetin me Granitin.

“Në rregull, por edhe unë e kam një babë e një nënë që munden me ardh e me më nxjerrë jashtë. Ata e kanë problem këtë pjesë. S’do ta kenë problem nëse unë do të pëlqej  dikënd. Unë skena nuk do të bëj, kjo është e padiskutueshme.

Për këtë refuzoj që të bëj jakuzzi, me u la në dysh me të, refuzoj që të futem edhe në pishina. Jo për ato, e kam komplekas timin. Janë shumë gjëra, nuk është se unë u çova një ditë të bukur dhe nënën e babën e kam liberal unë”, është shprehur Fifi.

Share With:
Translate »
30 Views