Pas zhurmës që shkaktoi në rrjet me komentet për vajzën 8-vjeçare, reagon për herë të parë Albi Nako

Ditët e fundit i gjithë rrjeti ka shpërthyer në komente të ashpra lidhur me jurinë e spektaklit të kërcimit, “T’ka mami yll” e kjo jo pa arsye. Albi Nako e Erjona Rusi kanë bërë komente të papërshtatshme për peshën e një prej fëmijëve të spektaklit, një konkurrente 8-vjeçare.

Erjona reagoi ditën e djeshme duke i kërkuar falje vajzës në fjalë dhe familjes së saj. Ajo pranoi se ka qenë batutë e gabuar, por kurrsesi bullizëm. Ndërkohë, nuk kishte patur një reagim nga koreografi Albi Nako… deri sot.

Këtë pasdite, ata kanë qenë të ftuar në “ABC-ja e Pasdites”, për të folur lidhur me këtë situatë, duke theksuar që për qëllim nuk ishte denigrimi i 8-vjeçares.

“Për të qenë të vërtetë, sot këtu do duhet të ishte i pranishëm babai i Lianës, po nuk e pa të arsyeshme për shkak të trysnisë që ka prej ditësh. Liana është vajza e një miku tim dhe është dorëzuar tek unë vetëm për të hequr dorë nga ushqimi, jo për t’u marrë me balet. Ky ishte qëllimi. Që do të thotë ajo nuk ishte pjesë e audicioneve”, tha Albi, duke shpjeguar situatën.

Ai pranoi se nuk ishte fraza e duhur, por theksoi se nuk kishte për qëllim denigrimin e fëmije. “Në rastin e Lianës ndoshta nuk ishte fraza e duhur, por aspak duke pasur për qëllim denigrimin e këtij personazhi. Thjesht të heqë dorë nga ushqimi”, tha ndër të tjera Albi. Më tej teksa në ekran, u shfaqën disa foto të Lianës, e cila do të jetë bashkëprezantuese me Ilda Bejlerin, Albi u shpreh: “T’i kujtojmë publikut që kjo që ju po nxirrni ju tani është xhiruar këtë të shtunë dhe jemi në avancë dy puntata”.

Ndërsa moderatorja Erjona Rusi ka thënë se fjalitë në videon e bërë virale janë shkurtuar se nuk mund të lihej e gjithë biseda. Ajo ka bërë të qartë se vajzës nuk i ka thënë të qëndrojë pa ngrënë.

“Unë nuk jam idiote dhe as monstër që ky fëmijë të rrijë pa ngrënë se duhet të këcejë. Ne kemi folur përpara duke i thënë se ne nuk duhet të hash sufllaqe”, tha ajo, duke shtuar se Liana është një fëmijë shumë i dashur e i afruar.

Moderatorja tha se ishte e prekur, nga komentet, që veç saj, i kishin përmendur edhe familjen. “Shumë më kanë mallkuar, përmendur fëmijën tim, sulme nga më të tmerrshmet. Unë ndjeva që fjalitë që ashtu siç ishin se nuk mund të lihej e gjithë biseda, dukej sikur unë i kam thënë vajzës të rrijë pa ngrënë”, tha ajo, duke shtuar se 20 vjet karrierë nuk i ka ngritur me sulme.

/News31

Share With:
Translate »
150 Views