Rriten vdekjet nga Covid/ ndër viktimat, më i riu 30 vjeç

Numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 është rritur sërish ditën e sotme.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 9 qytetarë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me Covid 495 persona.

Personat që kanë humbur jetën 4 qytetarë nga Tirana të moshës 30- 77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç.

Gjatë 24 orëve janë kryer 3732 testime, ndërsa janë shëruar 606 persona.

Rastet pozitive rezultojnë në këto bashki:

258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamëz, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë- Arrëz, Kurbin, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh.

Aktualisht në të gjithë vendin janë  6,562 pacientë aktivë me Covid-19, ndërsa po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 167,308 persona.

Statistika (14 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 495
Të shëruar në 24 orë 606
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3732

Testime totale 1,250,052
Raste pozitive 176,667
Raste të shëruara 167,308
Raste Aktive 6,562
Humbje jete 2,797

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3002
Durrës 782
Fier 666
Shkodër 517
Vlorë 257
Elbasan 281
Lezhë 226
Berat 210
Gjirokastër 207
Kukës 154
Korçë 152
Dibër 108

Share With:
Translate »
169 Views