Bino thirrje studentëve të vaksinohen: Nuk ndikon në shëndetin riprodhues
Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino u ka bërë thirrje studentëve që të vaksinohen, ose ata do të detyrohen që çdo javë të paraqesin një test negativ për të vijuar mësimin në auditore.
Bino tha se ata mund të marrin vaksinën kinezë ose Pfizer dhe nuk duhet të shqetësohen pasi nuk kanë asnjë ndikim në shëndetin riprodhues.
“Të rinjtë mund të vaksinohen fare mirë, qoftë me vaksinën kineze dhe Pfizer.Nuk ka asnjë ndikim vaksina në shëndetin riprodhues. Të gjitha këto kanë qenë diskutime të hamendësuara,” thekson Bino.
Po studentët të cilët kanë kaluar sëmundjen a duhet të vaksinohen për tu futur në auditore?
“Nëse e kanë kaluar dhe janë brenda 1-3 muaj, mund të mos jenë të vaksinuar, por të testohen,” është shprehur Bino.