Kina harton ligjin e ri: Nëse fëmija sillet keq, do ndëshkohet edhe prindi

Parlamenti kinez do të shtyrtojë legjislacionin për ndëshkimin e prindërve nëse fëmijët e tyre të vegjël shfaqin “sjellje shumë të keqe” ose kryejnë krime.

Në draftin e ligjit për promovimin e edukimit familjar, prindërit do të ndëshkohen dhe do të urdhërohen të kalojnë programe udhëzuese për edukimin familjar nëse konstatohet sjellje shumë e keqe ose kriminale te fëmijët nën kujdesin e tyre.

Draft ligji për promovimin e edukimit familjar, i cili do të rishikohet këtë javë, gjithashtu u kërkon prindërve të caktojnë kohë për fëmijët e tyre për të pushuar dhe luajtur.

Muajt ​​e fundit, ministria e arsimit ka zvogëluar detyrat e shtëpisë dhe ka ndaluar mësimin pas shkollës.

Share With:
Translate »
189 Views