VIDEO/ “Ajo është rrot k*rve, do e djeg me benzinë”, nëna e vëllezërve Kovaçi në Elbasan: Siç iku djali im, ashtu do ikë dhe autori
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan ku njëri prej vëllezërve Kovaçi u plagos dhe tjetri u vra si pasojë e konfliktit të ndodhur për shkak të një vajze minorene.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje u kap rreth 3 orë pas krimit. Ai është 24-vjeçari Ardit Hida, vëllai i vajzës e cila u bë shkak për ngjarjen e rëndë. 24 vjeçari u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”.
Ndërkohë ditën e sotme ka folur për Fax News, nëna e viktimës Florenc Kovaci, i cili u vra 3 ditë më parë në Elbasan. Akuzon autorin e ngjarjes dhe kërcënon edhe vajzën e cila mendohet të jetë shkaktare e konfliktit të rëndë.
Mirela Kuçi, nëna e viktimës, Florenc Kovaçi:
Ai të kalbet brenda në burg. Dua të drejtën e cunit. Ai gjallë nuk rri, do jem unë shkaktare që do e vras. Siç iku djali im 26 vjeç edhe ai do shkojë atje tek djali im.
Ajo gocë, ka qenë një plehrë, ajo është rrot k*rve pinte drogë. Ka ardhur tek lagjia kur po qanim cunin. Vetëm mos e takofsha, do marr benzinë dhe do e djeg. Iku cuni im ashtu do iki dhe ajo. Sa të mbyll vuajtjen për çunin, nuk e lej të gjallë. Nuk kanë kërkuar falje, mos t’u shkoj në shpi se i shqyej.
Djalin e gjeta në spital dhemë la amanet gocën, nuk mundi të fliste më e ksihin goditur me thikë në zemër.