E ftoi për darkë, por Salma Hayek e gjeti veten në kuzhinën e Ryan Reynolds

Kështu përfundoi Salma Hayek, kur vizitoi familjen e kolegut të saj Ryan Reynolds, pasi mbaruan xhirimet e “Hitman’s Bodyguard”. Aktorja postoi një foto argëtuese në rrjetet sociale, ku duket se po mban në krah vajzën e Reynolds, ndërsa përgatit ushqimin dhe shkroi: “Ja, kështu ndodh! Të fton miku për darkë në shtëpi dhe ti përfundon duke i bërë të gjitha vetë”. Ndërsa aktorja bën shaka në këtë foto, në jetën reale e merr seriozisht luftën kundër mbingarkesës së grave në punët e shtëpisë dhe e ngre zërin sa herë i jepet mundësia.

 

Share With:
Translate »
714 Views