“Mos na e fshihni kriminelin”, familjarët e Mateos protestë në burgun e Vlorës
Prindërit dhe të afërm të 8-vjeçarit Mateo që u vra nga Klodian Çalamani, e kanë zhvendosur protestën e tyre në burgun e Vlorës. Aty po mbahet i burgosur vrasësi i djalit të tyre.
“Dua të vërtetën. Dua drejtësi për atë kriminel të mallkuar. I poshtri. Duam të dimë pse e vrau. Duam drejtësi. Duam të dimë të vërtetën se pse e vrau një fëmijë 8-vjeç. Mos na e fshihni kriminelin. Ju mbani kriminelin një kriminel. Për ça e mbani në izolim?! Të vijë të flasë këtu me ne”, tha për kamerat nëna e vogëlushit.
Të pranishëm në protestë kanë qenë edhe qytetarë të tjerë. 8-vjeçari u vra dhe gropos në oborrin e shtëpisë nga fqinji 38 vjeç, i cili nuk ka shprehur shenje pendese pas ngjarjes së rëndë.