Nëna shkoi nga Tirana në Vlorë te prindërit dhe u hodh nga pallati, fëmija dha frymën e fundit në spital
Gazetari i “ABC” në Vlorë, Elton Nikaj mëson detaje të reja nga ngjarja tragjike që ndodhi ditën e sotme në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar. Pamela Mërtiti 34-vjeç jetonte në Tiranë, por ditët e fundit kishte ardhur në Vlorë bashkë me fëmijën 1 -vjeç te i ati, i cili ishte mjek.
Por si duket në familje ka pasur një konflikt që është agravuar duke detyruar 34-vjeçaren të marrë vendimin ekstrem duke u hedhur nga pallati vetë së bashku me fëmijën.
Një banor i lagjes i tha gazetarit të “ABC” se pavarësisht ndihmës nga një qytetar që e dërgoi me shpejtësi fëmija e dha frymën e fundit në spital. Gjithashtu edhe nëna e cila u transportua me ambulancë ndërroi jetë në spital.