Pasi u abuzua në moshë të mitur, e përjashtuan nga shkolla! 20-vjeçarja nga Vlora tregon dramën e jetës

“Njollë mbi emrin tim”, kështu titullohet libri i Erika Kordhës, për të cilin 20-vjeçarja ka folur ditën e sotme në emisionin “Shije shtëpie”.

Ajo ka treguar se është abuzuar në moshën 12-vjeçare dhe pas kësaj ngjarje nuk ka pasur mbështetjen e askujt.

Erika Kordha: E shkatërruar komplet, e braktisur nga shoqëria sepse ofendohesha, paragjykohesha.

Katerina Trungu: Të tjerët e mësuan?

Erika Kordha: E mësuan të gjithë, por atë pafasjësinë time e vranë të gjithë me sharje, me ofendime.

Albana Çaushaj: E përmendi dhe më herët shkollën, drejtuesi i shkollës vendos ta përjashtojë nga shkolla për këtë që ka ndodhur dhe kjo është gjëja më e rëndë pas asaj që ka ndodhur.

Erika Kordha: Nga shkolla, unë përjashtoj vetëm një mësuese që më ka mbështetur  që ka qenë mësuesja ime kujdestare, kurse për pjesën tjetër, nuk dua të flas fare. Ëndrrat e mia janë të shkatërruara pasi sapo dikush e mëson historinë time, më shmanget edhe sot e kësaj dite që jam 20 vjeçe.

Katerina Trungu: A ke trokitur ndonjëherë në ndonjë institucion apo organizatë?

Erika Kordha: Po, kam trokitur dhe kam jetuar në një qendër sociale në Vlorë 8 muaj.

Share With:
Translate »
426 Views