Babai i vdiq nga Covid, djali: Nuk vaksinohej për budallallëqet që lexonte online

Bruno Montalbano,një punëtor që punonte në një kompani motorësh ka humbur jetën nga Covid në Venecia.

Djali i tij Valentino ka deklaruar për Corriere se babai i tij nuk ranonte të vaksinohej pasi lexonte lajme në internet.

Ai ishte shumë kokëfortë, i vendosur në bindjet e tij “

“Ka shumë lajme të rreme atje dhe nuk është e lehtë të marrësh informacion të vërtetë për sëmundjen. Ata nuk të thonë, për shembull, që mund të vdesësh për tetë ditë si babai im. Kur mbërriti në spitalin Dolo, tashmë kishte nivele shumë të ulëta oksigjeni. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk kishte asgjë për të bërë”, tha Valentino Montalbano.

Ai shtoi se muajt e fundit i kishte thënë vazhdimisht babait të tij, i cili është mbipeshë, por pa ndonjë sëmundje të mëparshme, se “duke pasur parasysh moshën ishte një person në rrezik” dhe duhej të vaksinohej, por nuk kishte mundur ta bindte.

Share With:
Translate »
235 Views