A është i dëmshëm makiazhi gjatë shtatzënisë?
Një studim i shumëdiskutuar pretendon se ka gjetur një lidhje midis vënies së makijazhit gjatë shtatzënisë dhe zgjuarsisë te fëmijët. Ekspozimi ndaj niveleve të larta të dy kimikateve, “ftalatet”, çon në uljen e pikëve të inteligjencës me gjashtë pikë në moshën 7-vjeçare, sipas shkencëtarëve amerikanë.
Shkencëtarët pretendojnë se lidhja midis këtyre dy faktorëve mbetet, pavarësisht elementëve të tjerë që ndikojnë në uljen e zgjuarsisë te fëmijët, si për shembull inteligjenca e nënës dhe cilësia e mjedisit ku rritet.
“Ftalatet” janë kimikate të krijuara nga njerëzit për të ndërvepruar me hormonet natyrale që janë të rëndësishme për shëndetin në përgjithësi.
Ata gjenden në çdo gjë; nga dyshemeja plastike deri te perdet e dushit dhe në disa raste edhe tek ushqimet tona. Pjesë fare të vogla të këtyre kimikateve, mund të hyjnë në trupin tonë përmes frymëmarrjes apo ushqimit.
Kërkuesit në Nju Jork hetuan katër ftalate dhe zbuluan një lidhje me dy prej tyre që njihen si DnBP dhe DiBP.
Të dyja janë zbuluar në një shkallë të gjerë të produkteve të konsumit përfshirë pecetat, buzëkuqet, llaku i flokëve, manikyri dhe disa sapunë.
“Magnituda e këtyre ndryshimeve të inteligjencës është shqetësuese”, tha profesor Robin Whyatt, nga Universiteti Kolumbia, që mori pjesë në studim.
“Një ulje prej gjashtë ose shtatë pikësh në zgjuarsi mund të ketë pasoja të mëdha në arritjet akademike”.
Në makijazh, këto kimikate përdoren nga prodhuesit për të shpërbërë përbërës të tjerë dhe për t’i bërë më të butë. Gjithashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për pasoja serioze të shëndetit që vijnë prej tyre.
Shkencëtarët e hasën ekspozimin ndaj ftalateve në 328 gra të Nju Jorkut dhe te fëmijët e tyre, të cilët vinin të gjithë nga komunitete me të ardhura të pakta.
Kimikatet e mbetura nga këto produkte qëndruan në trupin e pjesëmarrësve gjatë tre muajve shtatzëni.
Fëmijët e nënave që ishin ekspozuar ndaj DnBP dhe DiBP në nivelin 25 për qind, kishin inteligjencë 6.6 dhe 7.6 pikë më pak, respektivisht, sesa nënat që kishin përqendrim më të vogël të kimikateve të dëmshme.
Lidhjet u vunë re edhe në aspekte specifike të inteligjencës, si arsyetimi perceptues, kujtesa dhe shpejtësia e marrjes së informacionit.
Asnjë prej grave nuk ishte ekspozuar ndaj niveleve të pazakonta të kimikateve, sipas kërkuesve, zbulimet e të cilëve u raportuan në revistën online të shkencës,”ONE’.
Autorja kryesore dr. Pam Factor-Litvak, gjithashtu nga Universiteti i Kolumbias, tha: “Gratë shtatzëna në SHBA janë ekspozuar ndaj ftalateve pothuajse përditë, sepse nivelet e tyre ishin të ngjashme te pjesëmarrëset e studimit dhe fëmijët kishin inteligjencë të ulët”.
Ka pasur disa ndalime ligjore të përdorimit të këtyre substancave kimike nga industritë. Që nga lodrat e fëmijëve të vegjël, legjislatorët kanë vënë kufij për masën dhe vendin kur mund të përdoren.
Shkencëtarët i kanë inkurajuar gratë shtatzëna të mos i fusin në mikrovalë ushqimet me tasa plastikë, për të shmangur çlirimin e disa kimikateve të rrezikshme gjatë ngrohjes.
Në një studim të mëparshëm, të njëjtët kërkues zbuluan lidhjet negative midis ekspozimit ndaj DnBP dhe DiBP në mitër dhe zhvillimit mendor dhe motorik të fëmijëve të moshës 3-vjeçare.
Në fillim të këtij viti, i njëjti grup zbuloi se bebet e ekspozuara ndaj niveleve të larta të ftalateve në mitër, kanë 78 për qind më shumë rrezik që të bëhen me astmë.