E ke menduar ndonjëherë që testi i shtatzënisë nuk shërben për të gjitha gratë?
Kur u krijua dhe u prezantua publikisht për herë të parë në 1977-ën, testi i shtatzënisë që kryhet në kushte shtëpie ishte një revolucion i vërtetë për gratë. Prej kohësh është cilësuar si një mjet që ofron për gratë autonomi dhe privatësi.
Po a e ke menduar ndonjëherë që jo të gjitha gratë mund ta përdorin?
Historia, e treguar në një artikull në New York Times, flet pikërisht për këtë çështje: për përjashtimin për disa gra. Rasti i Sarah Clark është një shembull real se si teste të tilla duhet të rimendohen edhe për gratë me aftësi të kufizuara.
Nëse është e vërtetë që testi në shtëpi ishte një revolucion, është gjithashtu e vërtetë që duhet të mendojmë edhe për gratë me shikim të pjesshëm ose të verbër, të cilat, përballë një testi shtatzënie, ndihen të pafuqishme për të njohur vlerën e testit, të detyruara të mbështeten tek dikush tjetër për t`i lexuar rezultatin.
Sarah Clark (me shikim të dëmtuar) tregon se si e gjendur në shtëpi me testin e shtatzënisë në dorë, ajo u detyrua të pyeste një mikeshë për rezultatin e testit të kryer.
Zhgënjimi për të mos pasur intimitetin që gratë duhet të kenë në atë moment delikat e trazoi ndërgjegjen e Sarës dhe nxori në pah një të vërtetë të hidhur.
“Testet e shtatzënisë janë një gjë kaq personale dhe private. Ndjeva se informacioni më përkiste mua dhe nuk duhej ta kisha ndarë me askënd tjetër nëse nuk doja”, thotë Sarah.
Testet e shtatzënisë duhet të rishikohen dhe rikrijohen.
Aplikacionet që frenojnë problemin e privatësisë për gratë me shikim të dëmtuar janë krijuar tashmë.
Ato shërbejnë për ta bërë përvojën e leximit të rezultatit të testit të njëjtë për çdo grua. Por a ndihmojnë vërtet këto aplikacione?
Ndër më të njohurit zbulojmë Aira, një shërbim abonimi që lidh njerëzit me probleme me shikimin me agjentë profesionistë për të ofruar ndihmë vizuale për aktivitete të ndryshme. Këto aktivitete mund të përfshijnë gjithashtu leximin e testeve të shtatzënisë.
Një tjetër aplikacion është Be My Eyes, i cili në vitin 2019 u bashkua me Clearblue për të lidhur agjentë profesionistë me gra të verbëra dhe me shikim të dëmtuar që përdorin produkte Clearblue.
Disa gra janë mbështetur gjithashtu te Seeing AI, një aplikacion falas i krijuar për personat me dëmtime shikimi, të cilëve u sigurohet përshkrimi i mjedisit përreth falë Cloud dhe AI ??(Inteligjencës Artificiale) falë përdorimit të kamerës së smartfonit të tyre.
Por problemi me këto aplikacione është se ato nuk arrijnë të trajtojnë thelbin e çështjes: dizajnin gjithëpërfshirës.
Testi i prekshëm i shtatzënisë: prototipi i ri gjithëpërfshirës

Prototipi i një testi të prekshëm shtatzënie u krijua tetorin e kaluar nga Josh Wasserman, një projektues i pavarur. Ky duket më i madh se testi tradicional dhe përmban panele të verdha dhe rozë të ndezur, kështu që gratë me shikim të ulët mund të dallojnë pjesën e ngritur në test.
Punon me të njëjtët sensorë teknologjikë si testi klasik, por në këtë rast transmeton informacion përmes prekjes. Një dalje e vogël në pjesën e poshtme të shkopit konfirmon që urina është përthithur nga shtupa dhe një seri e veçantë zgjatimesh në anën e sipërme të shkopit ngrihet për të treguar një rezultat pozitiv.
Dizajni gjithëpërfshirës është i rëndësishëm, veçanërisht për testin e shtatzënisë, sepse është një gjë kaq prekëse.