Nëna e tre fëmijëve bie në shpellë, banorët të alarmuar: Askush s’po na ndihmon në këtë tragjedi

Të afërmit e nënës së tre fëmijëve e cila dyshohet se ka rënë në një shpellë në fshatin Meshqerraj në Shkodër ankohen se policia nuk i ka ndihmuar sa duhet.

Në një video të dërguar në emisionin “Stop”, banorët shprehen se kanë lajmëruar autoritetet që mbrëmë në darkë dhe ende nuk është gjetur trupi i 48-vjeçares. Ata bëjnë thirrje për ndihmë, pasi i kanë provuar të gjitha mundësitë për t’u futur në shpellë.

“Në këtë shpellë, dyshojmë, jo dyshojmë por sipas gjasave ka rënë gruaja e djalit të xhaxhait, nënë e tre fëmijëve. Buzë kësaj shpelle ka lënë një letër dhe një telefon. Kemi lajmëruar policinë në orët e vona ta darkës, na janë përgjigjur në një farë masë mbrëmë. Kanë bërë ekspertizën dhe kanë premtuar se do të zgjidhin problemin, por nuk kanë ardhur.

 Ky vend quhet shpella e Potit. Policia ka bërë verifikimet dhe nuk kanë marrë asnjë masë. I lutem shtetit, mediave të na përkrahin në këtë tragjedi familjare, ne jemi munduar me të gjitha mjetet por është e pamundur hyrja në të. Në rast se ka mundësi ju lutem na ndihmoni”, denoncon i afërmi i 48-vjeçares.

Share With:
Translate »
337 Views