Vdekja e fëmijës 3 vjeçar në koshtin privat në Fier, arrestohet edukatorja

Edukatorja e kopshtit privat” Flatrat e Dijes” në Fier ku humbi jetën fëmija 3-vjeçar është arrestuar ditën e sotme.
Policia njofton se bëhet fjalë për 27 vjeçaren Redina Binjaku, banuese në Fier. Sipas njoftimit i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikëqyrjen e kësaj shtetaseje”, njofton policia.

Dyshimet janë se fëmija është mbytur në momentin kur është zgjatur për të marrë një veshje në varësen e rrobave, në të cilën ka ngecur kapuçi i xhupit. Sipas policisë, fëmija është rrëzuar në këtë moment duke u mbytur prej xhupit.

Ai u gjet i shtrirë nga edukatoret në ambientet e kopshtit duke e dërguar urgjentisht në spital, por ka qenë e pamundur për mjekët pasi fëmija ka mbërritur pajetë aty.

Share With:
Translate »
325 Views