Mbytet 12-vjeçarja në plazhin e Divjakës, shpëton mrekullisht kushërira e saj

Një vajzë 12-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Divjakës, pasi kishte hyrë të lahej bashkë me kushërirën e saj. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ku rryma e detit ka marrë dy vajzat G.A, 12 vjeçe, banuese në fshatin Krykuq, Divjakë dhe M.L 11 vjeçe, banuese në fshatin Mizë, Divjakë, kushërira me njëra-tjetrën.  “Në ndihmë të tyre ka shkuar një pushues i rastit, shtetasi A.M, 15 vjeç, i cili me ndihmën edhe të pushuesve të tjerë i ka nxjerë në bregë të dyja vajzat por ka mundur të jetoi vetëm shtetasja M.L, pasi vajza 12 vjeçare G.A ka ndërruar jetë”, tha policia.  “Shërbimet e policisë dërguan me urgjencë në spital djalin që shkoi për të shpëtuar vajzat pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore,  për shkak të ujit të tepërt që kishte konsumuar. Aktualisht djali ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, informon policia.  Gjithashtu edhe vajza tjetër që shpëtoi M.L nuk ka probleme për jetën. Po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
754 Views