E mrekullueshme! Djaloshi ka në sytë e tij hartën e Kosovës dhe shqiponjën dykrenare

Valerian Osmani nga Fushë Kosova, është një fëmijë jashtëzakonisht i veçantë. Në fakt atij këtë epitet ia japin dy sytë e tij. Në syrin e tij të djathtë ka një hijezim që ngjan shumë me hartën e Kosovës, ndërsa në të majtin një hijezim që ngjan me shqiponjën dykrenare. Valeriani bashkë me prindërit e tij jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prindërit e tij, fillimisht e kishin parë vetëm hartën e Kosovës, por më pas edhe shqiponjën, duke ngelur të befasuar me këtë dhuratë të jashtëzakonshme që Zoti ia kishte dhënë djalit të tyre, aq më tepër për ta, të cilët si mërgimtarë, kanë vazhdimisht mallin për atdheun. “Kur e kem vrejtë, na është dukur diçka shumë interesante. Nuk dinim as sesi ta përshkruanim. U tregonim njerëzve, por nuk na besonin”, thotë nëna e Valerianit, në një intervistë për Klan Kosova. Mbase kjo mund të ketë një simbolikë, pasi familja e dajave të Valerianit, ka prejardhje nga Shqipëria. “Mua edhe nëse më ofrohet që të shkoj për pushime në ndonjë vend që vlerësohet më i bukuri i botës, nuk e ndërroj kurrsesi me Shqipërinë”, thotë nëna e Valerianit.

Share With:
Translate »
982 Views