Si me të qeshur, Arbana sapo i tha Eduartit se është gati për një motër për Jonin dhe Diellin
Këtë fundjavë Arbana ia dedikoi tërësisht Jonit dhe vetes duke fluturuar drejt Turqisë.
Një kohë e ndarë vetëm me njëri-tjetrin duke vizituar muzeume të tematikave të ndryshme ku padyshim dhe Joni gjen veten. Moderatorja ka ndarë me ne, disa fragmente gjatë fundjavës nga udhëtimi i saj ku Joni duket i entuziasmuar.
Por veç bëmave, në një prej aktiviteteve ku duket se Joni po mëson se si të kujdeset për një bebe, Arbana i thotë publikisht Eduartit se është gati për një motër për Jonin dhe Diellin.
E tha si me të qeshur, por mos vallë Arbana po mendon për të bekojë sërish familjen e saj?
Si do që të jetë, ne i urojmë shumë fat. /Kids’ Time
