Rekordi i vendosur nga Abeli bën krenare mami Fiorin!

Shpeshherë, moderatorja e “Boom”, Fiori Dardha, poston foto me familjen dhe veçanërisht me djalin e saj Abelin. Por këtë herë nuk është një foto e tillë, por një shkrim i Fiorit. Djali i saj sapo ka thyer një rekord! Jeni kurioz se për çfarë rekordi bëhet fjalë?  Të thërrasësh 70 herë mami brenda 60 sekondave, një rekord i vendosur nga vetë vogëlushi. “Abeli sapo theu rekordin e vendosur disa kohë më parë po prej tij: Thërriti plot 70 herë MAMI brenda 60 sekondash”. E bashkangjitur me të duke e shoqëruar me emoji të qeshurash, shkruan: “Nuk besoj se është vetëm djali im kështu”. Me këtë Fiori na bën të kuptojmë se të qenit nënë është një ndjesi kaq e bukur, por edhe disi e lodhshme.

Share With:
Translate »
803 Views