Surprizë! Flor Binaj bëhet baba për herë të tretë dhe i vë vogëlushes emrin e kauzës së veçantë!
Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka publikuar vetë aktori i “Portokalli”-së, me një foto të dorës së vajzës, së bashku me një dedikim për të. “VJOSA lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj.❤️
Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë!
Jetë të gjatë e vogla jonë!”, ka thënë Binaj në Instagram.
Emri i vogëlushes është si emri i lumit shqiptar, të cilin ambjentalistët duan ta kthejnë në Park Kombëtar dhe Flori është një nga propaganduesit më të mëdhenj për këtë çështje! 
Flori dhe partnerja e tij Sadina Allaj janë edhe prindër të një vajze, Krena dhe një djali Glauk. 