“Nëse ke ndonjë shqetësim, telefono…”, çfarë i pëshpëriti Donaldi në vesh Trixës gjatë daljes

Beatrix Ramosaj ishte e eleminuara e mbrëmjes së kaluar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.

Ajo u përcoll mes lotësh nga banorët dhe partneri i saj Donald Veshaj, me të cilin e kishte shumë të vështirë të ndahej.

Ata qëndruan gjatë të përqafuar me njëri-tjetrin, teksa shkëmbenin puthje e fjalë në vesh.

Një video po bën sot xhiron e rrjetit, ku dëgjohen Donaldi teksa i pëshpërit në vesh disa fjalë Trixës.

“Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë”, i tha ai duke iu referuar vëllait binjak.

Gjithashtu dhe Arbana në studio u përlot nga dalja e Beatrix.

Share With:
Translate »
241 Views