Poi i bën kërkesë të veçantë babi Ledrit dhe sigurisht ai tha “PO”
Reperi i njohur Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një nga momentet më të ngrohta e plot ëmbëlsi të të bijës, Poem Blu.
Në videon e publikuar prej tij në Instagram, vogëlushja i ka bërë të atit një kërkesë mjaft të veçantë.
Përmes një zëri të ëmbël që ka marrë menjëherë zemrat e ndjekësve, Poem dëgjohet tek i kërkon babait të saj t’i këndojë, por me një kusht të vogël:
“Babi, më këndo një këngë, por jo rap!”.
Kjo kërkesë e sinqertë e vogëlushes ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë e të veçantë që Ledri ka me të bijën.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Ledri festoi ditëlindjen e tij të 40-të.
Siç pritej, në pamjet e publikuara nga festa e ditëlindjes, pranë tij nuk kishte si të mungonte figura kryesore e jetës së tij, Poem Blu
View this post on Instagram