Lori Hoxha shfaqet për herë të parë në publik pas lindjes dhe duket tej mase e dobësuar
Drejtuesia e Top Channel Lori Hoxha është shfaqur për herë të parë në publik pak muaj pas lindjes së djalit të saj. Sipërmarrësja mori pjesë në inaugurimin e selisë së Konsullatës së Nderit të Meksikës në Tiranë, ku Ambasadori i Meksikës, Genaro Lozano, zyrtarizoi hapjen e ambienteve të reja.

Lori Hoxha, në cilësinë e Konsulles së Nderit të Meksikës në Shqipëri, ishte në krah të ambasadorit gjatë ceremonisë, në një ngjarje që u cilësua si një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe shërbimeve konsullore mes dy vendeve.

