Balluku: Jemi në situatë të jashtëzakonshme, kurseni energjinë elektrike

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku bëri thirrje që të tregohet kujdes me përdorimin e energjisë elektrike gjatë ditëve që vendi pritet të përfshihet nga temperatura të ulëta.

Në një komunikim lidhur me masat e marra për situatën nga moti i keq, Balluku tha theksoi se jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe kërkoi të mos shpërdorohet energjia elektrike për të shmangur një krizë në sistemin energjetik në vend.

Balluku tha se janë marrë të gjitha masat që të gjitha akset nacionale dhe rrugët dytësorë të mbahen të hapura nga bora dhe ngricat që pritet të përfshijnë vendin, por kërkoi bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangen aksidentet.

Si është gjendja aktuale në vend?

Rreshjet e dëborës janë ndërprerë, por kjo ka bërë që temperaturat të ulen ndjeshëm në të gjithë Dibrën. Rruga e Arbrit vijon të jetë e bllokuar, ndërkohë që autoritetet kanë vendosur postblloqe në Klos.

Për shkak të ngricave një pjesë e qytetit të Peshkopisë po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, tubacionet kanë ngrirë pasi temperaturat gjatë natës kanë qenë rreth -15 gradë nën zero. Fatmirësisht, deri më tani nuk ka asnjë njoftim për emergjencë shëndetësore apo civile.

Share With:
Translate »
166 Views