I vranë babanë, ky është i mituri që qëlloi për vdekje 65-vjeçarin në Lezhë për gjakmarrje

Ky është Florian Pervathi, i cili vrau për gjakmarrje ditën e sotme Lek Lekgjonajn, pasi vëllai i këtij të fundit, vite më parë i kishte vrarë babain. Ishte vetëm 4-vjeç kur Ndue Lekgjonaj, vëllai i viktimës, i kishte vrarë babanë, por ndjenjën për t’u hakmarrë për gjakun e babait të tij nuk e kishte harruar.

Po në të njëjtën ditë, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, mamaja e të miturit kishte vrarë veten me fotoksinë! Ndërsa sot në oborrin e shtëpisë së vrasësit të babait në 2009, ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të Lek Lekgjonajt, duke e lënë të vdekur në vend.

Share With:
Translate »
211 Views