Burgu VIP në Shqipëri: I burgosuri la shtatzënë dy psikologe
Gazetari i kronikës Artan Hoxha zbuloi mbrëmjen e kaluar historinë e një të burgosuri të famshëm, që sipas tij kishte lënë shtatzënë dy psikologe.
I ftuar në Opionin, Hoxha ka zgjedhur mos ta zgjasë më tej historinë, apo të jap emrin e të dënuarit, pasi nëse do ta thoshte, do të bëhej skandal i madh sipas tij.
“Njëri nga këta bosët e grupeve kri*minale, ndodhej në burg, kishte kërkuar psikologe, dhe unë mbaj mend se atyre iu ndryshuan nja 4 psikologe, 2 prej tyre mbetën shtatzënë.
Nuk e vazhduam si histori se do të bëhej skandal. Ja çonin psikologet në burg, dhe ai i korruptonte, se para kishte”, tregoi Hoxha.
Sipas gazetarit kjo tregon se si bëhet kapja e institucioneve, përfshirë dhe atyre të një rëndësie të veçantë. Paraja bën ligjin brenda dhe jashtë burgurt.
Nuk janë të pakta rastet në vendin tonë. Vetëm dje prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër ndalimi për më shumë se 25 persona dhe shumë prej tyre pikërisht sepse fusnin nëpër burgje gjëra të ndaluara për komoditetin e të burgosurve vip.