E rëndë në Durrës, shoferi që u mori jetën 2 fëmijëve ishte i dehur

Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë ndodhi në Durrës. Një makinë përplasi një motor me të cilin udhëtonin dy të mitur, njëri 15 dhe tjetri 13 vjeç.

15 vjeçari, i cili drejtonte motorrin ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa mëngjesin e sotëm mediat raportojnë që ka humbur jetën edhe 13-vjeçari që mbeti i plagosur në aksident.

Xhoni Muço, 23 vjeçar, i dehur në timon, është shoferi që u ka marrë jetën 2 fëmijëve  mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Share With:
Translate »
181 Views