EMA: Dozë e tretë Pfizer për fëmijët mbi 12 vjeç

Agjencia Evropiane e Barnave ka dhënë dritën jeshile dhënien e dozës së tretë të vaksinës Pfizer kundër Covid tek adoleshentët e moshës 12 vjeç e lart.

Agjencia sqaron se kjo dozë mund të jepet vetëm me rekomandim në raste të veçanta. EMA rekomandoi gjithashtu zgjerimin e përdorimit të vaksinës Moderna për fëmijët nga mosha 6 deri në 11 vjeç.

Kjo vaksinë ka marrë më herët miratimin për injektim tek fëmijët e moshës mbi 12 vjeç. Doza që do të përdoret për të vegjlit duhet të jetë afërsisht gjysma e asaj që u injektohet të rriturve thuhet në njoftimin e EMA.

Share With:
Translate »
203 Views