Tirana i thotë “jo” luftës, qytetarët protestojnë para ambasadës ruse, Shkurov: 16 fëmijë të vdekur

Qytetarët në Tiranë kanë protestuar edhe këtë të diel kundër pushtimit rus në Ukrainë. Me pankarta në duar dhe me flamurin e Ukrainës, protestuesit kanë bërë thirrje kundër luftës. Ndërkohë ambasadori ukrainas, Volodymyr Shkurov i bëri thirrje popullit rus t’i kërkojë liderit të saj të ndalojë sulmet.

Ashtu si në shumë kryeqytete të Evropës edhe në Tiranë qindra  qytetarë janë mbledhur për të protestuar para ambasadës ruse duke kërkuar nga Rusia që të ndalë ofensivën ushtarake në Ukrainë.

Mes protestuesve ishte dhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, i cili i bëri thirrje popullit rus që t’i kërkojë Vladimir Putin që kjo luftë të ndalet.

“Populli rus ti thotë liderit të vet jo luftës, dhe kjo duhet të ndalet. Shpresoj që diçka të arrihet në negociatat që do zhvillohen. S’ka një shtet që mund të mbrohet nga armët bërthamore, por ju drejtova popullit rus që t’i flasin kreut të tyre.”

Në fjalën e tij, ambasadori Shkurov shprehu mirënjohjen për mbështetjen që popullin shqiptar i ka dhënë Ukrainës.

“I përulem popullit shqiptar që është ngritur në këtë protestë. Populli shqiptar ka dhuruar shume ndihma, kryesisht medikamente, ushqime dhe ndihma monetare për ushtrinë ukrainase.”

“Ne momentin qe flasim kemi 16 fëmije te vdekur, Kievi është ne zjarr.”

Më tej, Shkurov tha se perëndimi ka vendosur embargo për produktet e Rusisë dhe nëse sanksionet e perëndimit hyjnë në fuqi Vladimir Putin do të detyrohet t’i thotë stop luftës.

Share With:
Translate »
307 Views