Lot dhe përqafime nëpër stacionet e trenave, meshkujt largojnë gratë e fëmijët nga Ukraina

Të vrarë, të plagosur, njerëz që ikin pa e ditur se çka i pret, prindër që ndahen nga fëmijët dhe familjet e tyre për të shkuar në luftë janë këto disa prej pamjeve rrëqethëse të situatës aktuale në Ukrainë. Skena të dëshpëruara shihen në stacionin e trenit në Dnipro.

Nuk ka orare apo destinacione në tabelën e nisjeve, por vetëm turma të mëdha njerëzish në shkallët e stacionit. Kur një tren futet në stacion dhe turmat fillojnë të shtyhen përpara për t’u future brenda, ndërsa askush nuk pyet se ku po shkon. Në stacion shihen gratë dhe fëmijët, të cilët përqafohen me baballarët e tyre, pasi ata po qëndrojnë në Kiev për të luftuar kundër agresionit rus.

Shumica e njerëzve mbajnë vetëm bagazhet më gjërat bazike, një kuti të vogël ose qese plastike, disa të tjerë kanë marrë edhe kafshët shtëpiake në arka.

Share With:
Translate »
208 Views