Foto që përshkruajnë dhimbjen e luftës, çifti humbet fëmijën 18-muajsh, nëna e babai qajnë mbi trupin e pajetë të vogëlushit

Gjatë 11 ditëve të luftës në Ukrainë kanë ndodhur ngjarje nga më të trishta që kanë thyer zemrën e gjithë botës.

kështu është edhe ngjarja e fundit, ku një çift Marina Yatsko, së bashku me të dashurin e saj, Fedor, humbën djalin e tyre 18-muajsh nga bombardimet në Mariupol.

Fotografi i Associated Press, Evgeniy Maloletka kapi skenën kur babai mbante në krahë fëmijën e gjakosur, ndërsa nëna vraponte duke qarë. Mjekët u përpoqën të shpëtonin djalin, por ai mbylli sytë përgjithmonë.

Qyteti i Mariupolit është nën rrethim nga forcat ruse të vendosura për të forcuar kontrollin e tyre në Ukrainë. Të shtunën, zyrtarët ukrainas akuzuan Rusinë për bombardimin e qytetit dhe korridoreve civile jashtë tij, pavarësisht marrëveshjes së vetë Rusisë për të mbajtur armëpushim. Zyrtarët perëndimorë kanë  vënë re një ndryshim  në strategjinë ruse me rritjen e sulmeve ndaj civilëve dhe zonave të banuara.

Share With:
Translate »
209 Views