Varianti Deltacron përhapet në disa vende. A duhet të shqetësohemi?
Varianti Deltacron, që është një variant Covid që përmban elementë të Delta dhe Omicron, u zbulua në janar të këtij viti, fillimisht në Qipro.
Këtë javë, Gisaid, një komunitet global shkencëtarësh që ndan informacionin e virusit, postoi se provat e para të forta për këtë variant ishin ndarë nga Instituti Pasteur në Francë.
Gisaid thotë se varianti është identifikuar në disa rajone të Francës dhe ka qarkulluar që nga fillimi i vitit.
“Genome me një profil të ngjashëm janë identifikuar gjithashtu në Danimarkë dhe Holandë”, thotë Gisaid.
Dr Etienne Simon-Loriere i Institut Pasteur paralajmëroi se mund të ketë disa viruse të ndryshëm rekombinantë të formuar nga Delta dhe Omicron.
“Ai që shohim në Francë dhe në Danimarkë/Hollandë duket super i ngjashëm dhe mund të jetë i njëjti rekombinant (me të njëjtat viruse prindërore) që kanë udhëtuar. Por rekombinantët e mundshëm Delta-Omicron të raportuara në vende duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA duket se kombinojnë pjesë të ndryshme të viruseve të tyre prindërore, dhe për këtë arsye ndryshojnë nga Deltacron që shihet në Francë”, -tha ai.

A duhet të shqetësohemi?
Ekspertët kanë theksuar se variantet rekombinante nuk janë të rralla dhe se Deltacron nuk është i pari dhe nuk do të jetë i fundit që do të ndodhë për Covid.
“Kjo ndodh sa herë që jemi në periudhën e kalimit nga një variant mbizotërues në tjetrin dhe zakonisht është një kuriozitet shkencor, por jo shumë më tepër se kaq,” thotë Dr Jeffrey Barrett.
Ka vetëm një numër të vogël rastesh të identifikuara me Deltacron deri më tani dhe nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për ashpërsinë e variantit ose sa mirë mbrojnë vaksinat kundër tij.
Soumya Swaminathan, shkencëtarja kryesore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, shkroi të martën:
“Ne e kemi ditur se ngjarjet rekombinante mund të ndodhin, te njerëzit ose kafshët, me variante të shumta qarkulluese të #SarsCoV2. Duhet pritur për eksperimente për të përcaktuar vetitë e këtij virusi: Rëndësinë e renditjes, analitikës dhe shkëmbimit të shpejtë të të dhënave ndërsa përballemi me këtë pandemi.”
Megjithatë, duket se nuk ka vend për panik: sipas UKHSA, varianti nuk po shfaq një normë rritjeje shqetësuese. Valët e mëparshme të Delta dhe Omicron, si dhe vaksinimet, nënkuptojnë se ka të ngjarë të ketë të paktën një mbrojtje kundër këtij varianti.
