Po punonte me vinç në firmën e babait të tij, vdes në punë 30-vjeçari në Shijak
Një ngjarje e rëndë dhe tragjike është regjistruar në lagjen Kodër Shijak. Mësohet se në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar shtetasi E. D., 30 vjeç, konkretisht djali i administratorit të firmës. 30 vjeçari ka qenë duke punuar me vinç dhe plagët e marra i kanë marrë jetën. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.