Vrasja në Glyka Nera, psikologia e Caroline: Nëna i niste para; Babis nuk i jepte as 5 euro

Psikologia e Babis dhe Caroline, dyshes që ka mbërthyer vëmendjen mediatike dhe të mbarë opinionit publik në Greqi dhe jo vetëm ka zbuluar detaje për marrëdhënien e çiftit.

“Që në seancën e parë, 20-vjeçarja më rrëfeu se donte të merrte fëmijën dhe të largohej”, tha Eleni Mylonopulou për Caroline, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Glyka Nera.

Ajo e përshkruan Babis si njeri manipulues që kontrollonte plotësisht Caroline dhe nuk i jepte para.

“Sjellja e tij ndaj Caroline ishte manipuluese. Ishte shumë kontrollues. Shumë herë, Caroline nuk e kuptonte as veten, ndihej fajtore. E ëma i dërgoi para dhe ai i mori, por ajo nuk kishte as 5 euro me vete. Donte të bënte një kurs pastiçerie, por nuk kishte para. Nuk mund të shkonte askund pa e ditur ai. Çdo lëvizje e bënte me shokun e Babis që kishte taksi”, tha Eleni.

Psikologia, e cila foli në cilësinë e dëshmitares, deklaroi se “të nxirat në shpirtin e Caroline u pasqyruan në buzëqeshjen e saj” .

 

Më herët, në seancë dëshmoi Christos Vardikos, polici që mori foshnjen e mitur të Babis Anagonstopoulos pas vrasjes së gruas së tij në Glyka Nera. Ai ishte i pari që dëshmoi gjyqin e Babis. Së bashku me kolegët, kishin nxituar për të shkuar në banesën e çiftit pasi morën njoftimin se kishin rënë pre e grabitësve.

Si dëshmitar i ngjarjes makabre, ai përshkroi skenën e tmerrshme që kishte parë në shtëpi: Caroline e vdekur, Lidia pranë trupit të saj dhe qeni i vrarë.

Gjatë dëshmisë së tij, përshkroi me detaje se çfarë pa sapo hyri në shtëpi.

“Dëgjuam zërin që na kërkonte të ngjiteshim lart. Teksa po shkonim, pamë qenin e varur dhe kuptuam se kishte ndodhur diçka e rëndë. Ne hymë në dhomë dhe pamë viktimën e shtrirë që dukej se kishte vdekur dhe i akuzuari ishte i prangosur në të majtë të krevatit. Ai kishte shirit në gojë dhe në sy. Edhe vajza që kishte vdekur ishte e lidhur. Fëmija ishte pranë saj.”

Për të akuzuarin tha: “Sapo e zgjidhëm, ai u ul në krevat dhe po mbështetej tek gruaja e tij për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ai e tundi fort dhe e pyeti ‘Dashuria ime a je mirë?’”

Më pas kërkoi të merrte foshnjen në krahë, për të cilën polici rrëfen: “Unë ia dhashë por kishte lëvizje të çuditshme pasi e tundte fëmijën si kukull, ndaj ia hoqa nga duart”. “E çuditshme” e cilësoi edhe oficeri i policisë sjelljen e të pandehurit 34-vjeçar, i cili mund të dukej i tronditur në pamje të parë, por më vonë dukej më i qetë.

Detaji që e nxori zbuluar ishte qetësia dhe mënyra se si kishte kontaktuar me policinë.

Share With:
Translate »
220 Views