Nëna dhe foshnja 3-muajshe u vranë në Odesa të Ukrainës nga sulmet ruse
Zyrtarët ukrainas deklaruan se tetë persona u vranë në sulmet nga raketa ruse në Odesa.
Mes viktimave në një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Odesës ishte një nënë dhe foshnja e saj tre muajshe, tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp.
Gazetarët dhe të tjerë kanë postuar në Twitter, foto dhe homazhe të nënës dhe fëmijës.
Myroslava Petsa, një gazetare për Shërbimin ukrainas të BBC-së, tha se nëna quhej Valeria dhe foshnja e saj e porsalindur Kira.
Në një postim në mediet sociale të Valerias, të rishpërndarë nga një gazetar i Kyiv Independent në Twitter, ajo tha se periudha që nga lindja e Kirës i kishte sjellë asaj “një nivel të ri lumturie”.
Sulmet me sa duket kishin në shënjestër një objekt ushtarak dhe dy ndërtesa banimi në qytetin port jugor.