Djali i Victoria Beckham e bën të ëmën të qajë
Mund të duket shumë e ftohtë, por Victoria Beckham na ka prekur të gjithëve me postimin e fundit që ka bërë në Instagram.
Stilistja e njohur është emocionuar aq shumë që djali i saj, Brooklyn do shkojë në universitet, sa ka postuar foton duke qarë pranë tij.
Si çdo nënë, Victoria ka treguar krenarinë që ndjen në këto momente të rëndësishme në jetën e të birit.
Ajo ka shkruar bashkangjitur fotos me Brooklyn se ndihet krenare për të, dhe se do i mungojë shumë djali i saj, pasi ai do shkojë në New York për studime.