A plaken më shpejt gratë që kanë fëmijë?

Shumë vajzave dhe grave të reja, u ka ndodhur të ndjejnë se shtatzënia dhe rritja e fëmijëve po i plak ato më shpejt. Disa muaj më parë shumë gra u frikësuan, teksa lexuan nëpër gazeta dhe portale online titujt bombastiskë mbi një studim shkencor, sipas të cilit shtatzënia shkakton ndryshime afatgjata në tru, duke zvogëluar sasinë e materies gri.

Ky studim, nuk është i vetmi që mund të ndryshojë mendjen e grave mbi perspektivën e pasjes së një fëmije: Në një studim të vitit 2007, mbi të dhënat e popullsisë në shtetin e Juta në SHBA në shekullin XIX, u zbulua një lidhje midis numrit të fëmijëve të një gruaje, dhe perspektivës së saj jetësore.  

Një studim tjetër, i kryer në vitin 2006, përdori të dhënat historike mbi popullatën rurale të Polonisë, duke konstatuar se pasja e fëmijëve, djem apo vajza qofshin, e zvogëlon jetëgjatësinë e grave. Edhe pa lexuar artikujt shkencorë, mjafton të kesh kontakt me një grua shtatzënë, për të parë dhe konstatuar se shtatzënia ka efekte afatgjata të dëmshme në trup, duke parë të gjitha ndryshimet e mëdha që ajo shkakton:shtim në peshë, përshpejtim të metabolizmit, rritje të rrahjeve të zemrës, rritjen e niveleve të estrogjenit dhe progesteronit (hormonet seksuale femërore), si dhe shkakton zgjerimin e mitrës, duke shtuar kësisoj presionin mbi organet e brendshme dhe enët e gjakut.

Rritja e hormoneve, shkakton një rritje të rrezikut të kancerit të gjirit dhe metabolizmi i përshpejtuar që nevojitet për të çuar deri në fund një shtatzëni dhe ushqyer më pas me gji fëmijën, rrit “stresin oksidativ”, një çekuilibër i organizmit që mendohet se përshpejton plakjen.

Përveç kësaj, që të formohen kockat e foshnjës, nëna duhet të heqë dorë nga një pjesë e kalciumit të saj, dhe mbrojtet e saj tij imunitare bien deri në nivelin, që trupi i saj të pranojë të akomodojë një qenie tjetër.

Megjithatë, nuk është aspak e provuar që pasja e fëmijëve, e përshpejton plakjen e grave. Në revistën shkencore “Nautilus”, gazetarja Jordana Çepeleviç renditi një sërë studimesh sipas të cilave duket se ndodh e kundërta. Një studim i 2015, i kryer mes Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës, sërish duke përdorur të dhënat historike, gjeti se gratë që lindnin fëmijën e tyre të fundit pas moshës 40-vjeç kishin 4 herë më shumë gjasa të mbërrijnë 100-vjeçe se sa bashkëkohëset e tyre që e kishin pasur fëmijën e tyre të fundit në një moshë më të re.

Studimet e kryera në popullata të tjera, kanë dhanë rezultate të ngjashme. Një nga këto studime ka të bëjë me telomeret, pra pjesët e kromozomeve që mendohet se luajnë një rol në plakjen e qelizave. Kromozomet janë rruaza, që në bërthamën e tyre ruajnë kodin gjenetik, dhe telomeret janë pjesët e tyre fundore:ato përmbajnë sekuenca të përsëritura

të ADN-së së pakodifikuar, e quajtur edhe “mbetje e AND-së”, por ato kanë një funksion të rëndësishëm.

Në fakt, kur krijohen qelizat e reja – ndodh vazhdimisht në trupin tonë, në pothuajse të gjitha pjesët – kromozomet kopjohen, por procesi bën që pjesa e tyre fundore të humbë: telomeret lejojnë humbjen e të dhënave  “të padobishme”, duke ruajtur informacione të tjera gjenetike të rëndësishme që përmbahen në çdo kromozom.

Një studim i vitit të kaluar, që analizoi një popullatë rurale të Guatemalës, zbuloi se gratë që kishin pasur më shumë fëmijë, kishte telomere më të gjata, sipas autorit kryesor të studimit, antropologut dhe epidemiologut Pablo Nepomnashi, telomeret e grave me më shumë fëmijë mund të jetë më të gjata, për shkak të rritjes së prodhimit të estrogjenit, që ka dëshmuar të ketë një efekt kundër stresit oksidativ dhe kundër shkurtimit të telomereve.

Sipas një grupi studiuesish nga Universitetn Hebraik i Jerusalemit, vetë shtatzënia ka një efekt përtëritës, të paktën tek gratë që kanë fëmijë në një moshë të avancuar. Por shtatzënia ka një efekt pozitiv edhe tek gratë që vuajnë nga disa lloje sëmundjesh. Sipas një serie studimesh – të publikuara në vitet 1994, 2004 dhe 2006 – gratë shtatzëna me sklerozë të shumëfishtë, një sëmundje autoimune me forma të ndryshme, që mund të çojë në lloje të ndryshme të aftësisë së kufizuar, kanë një përparim më të ngadaltë të sëmundjes.

Share With:
Translate »
1322 Views