Burri i zonjës, pohoi para policisë se prej një muaj ishte kthyer në banesë, pasi ishte në emigrim në Greqi, duke shtuar se nuk ishte në dijeni që gruaja e tij ishte shtatzënë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb detajet tronditëse.

Ai tha se gjate kësaj kohë ndjente arome të keqe në banese, por vetëm ditën e djeshme ka mundur të zbulojë trupin e pajetë brenda valixhes, të vendosur në një dollap.
Menjëherë rreth orës 2 të natës ka telefonuar komisariatin e policisë në Korçë, ku ka raportuar ngjarjen e rëndë.