E lindi foshnjën dhe e la në një valixhe në dollap, flasin fqinjët e nënës në Korçë

Një dramë e vërtetë ka ndodhur në familjen Hasimllari në Korçë, ku një grua futi foshnjën e porsalindur në një valixhe dhe e la aty derisa u zbulua nga i shoqi. Për mediat, fqinjët konfirmojnë që gruaja ka probleme të shëndetit mendor, por shtojnë se më shumë detaje rreth fëmijës apo shtatzënisë nuk dinë.

“Është e sëmurë, shumë e sëmurë. Banon në kat të dytë. Nuk e di a ishte shtatzënë. I shoqi rri në Greqi, edhe erdhi. Vete e vjen, po këtu ishte dje. Ashtu ka qenë ajo edhe më përpara. Ajo ka një djalë, po edhe atë s’e ka mirë,” tregon një e moshuar që jeton në të njëjtin pallat me nënën e fëmijës.

Kujtojmë se trupi i pajetë i foshnjës është gjetur nga bashkëshorti Klodi Hasimllari, i cili kishte një muaj që ishte kthyer nga Greqia. Ai ka treguar në polici se foshnjën e pajetë e gjeti pasi konstatoi aromë të rëndë nga dollapi.

Bashkëshorti i ka thënë policisë se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe se fëmija që gjeti të pajetë nuk ishte i tij. Çifti ka dhe një fëmijë tjetër, 15 vjeç. Nëna e fëmijës vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është dërguar në maternitet për ekzaminime të mëtejshme.

Share With:
Translate »
114 Views